PËR NE

Me rastin e Samitit të Londrës, i mbajtur më 9 dhe 10 korrik të vitit 2018., organizatat e shoqërisë civile (OSHC) nga Ballkani Perëndimor (BP) u mblodhën dhe ndanë me OSHC dhe zyrtarët qeveritarë nga BP, si edhe me organizatorët dhe akterët e tjerë që marrin pjesë ne Samit, një platformë për një organizatë rajonale të shoqërise civilie (shihni më poshtë) e cila do të marrë përgjegjësi më të madhe për monitorimin e agjendave të Procesit të  Berlinit dhe për mbajtjen e qeverive tona të përgjegjshme për zbatimin e rekomandimeve nga Samiti i Procesit të Berlinit dhe plotësimin e kritereve për integrimin në BE.

Puna e OSHC nga rajoni me 6 shtete të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia) ka dhënë një pikë të rëndësishme fillestare për zhvillimin e marrëdhënieve rajonale, formimin e rrjeteve dhe sjelljen e kornizës rajonale për vendin tonë – punën konkrete. Tani është koha për të formalizuar dhe strukturuar një organ rajonal të shoqërisë civile i cili është i autorizuar të luajë rolin më të madh në sjelljen e ndryshimeve kritike që do të ndërhyjnë në qeveritë autoritare nën kapjen e shtetit dhe që do të ndërtojnë themelet sociale, politike dhe ekonomike të shoqërive demokratike të bazuara në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Shoqëria civile do të vetë-organizojë takime për të avancuar strukturën tonë organizative dhe planin strategjik për vitin 2019. dhe më tutje. Gezohemi bashkëpunimit me qeveritë e rajonit, donatorët, organizatat e shoqërisë civile dhe akterët tjetër sepse shkojmë përpara për të kjijuar një shoqëri civile të fuqizuar që do të jetë në gjendje të kontribuojë në masë të madhe në reformimin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Platforma e Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut

Siç është përmendur në raportin e Shtëpisë së Lordëve 2017 - 2019 për Mbretërinë e Bashkuar dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, "Paqëndrueshmëria në rajon është e udhëhequr nga sfida serioze dhe të rrënjosura të qeverisjes" – sfidat që janë të përbërë nga praktika e mbështetjes së stabilitetit mbi demokracinë. Kjo ka kontribuar në rritje të "stabilitokracisë" përmes së cilës qeveritë autoritare kanë konsoliduar "rrjetet e tyre patronazhe, duke siguruar një pathyeshmëri në zgjedhjet në vitet që vijnë" (https://publications.parliament.uk/pa/ld201719/ldselect/ldintrel/53/53.pdf). Nga një anë, shumica e shikon shoqërinë civile si korrektuese për këtë, por nga ana tjetër, shoqëria civile ka mbetur në një rënditje më të ulët si paradigma konsultante, me mungesë të burimeve për të luftuar kapjen e shtetit, për të zhvilluar struktura qeverisëse gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, dhe të përforcojë institucione të forta të demokracisë. Në rast të rritjes së tensioneve, destabilizimit të palës së tretë, korrupsionit endemik dhe rritjes së polarizimeve brenda dhe mes vendeve, është koha për një shoqëri civile rajonale të koordinuar – popujt e Ballkanit Perëndimor, të cilët ndajnë një histori të përbashkët – të marrin një pozicion udhëheqës në të cilën punojmë së bashku për të ballafaquar me problemet e së kaluarës dhe për të krijuar një të ardhme paqësore.

Platforma jonë e shoqërisë civile e merr këtë përgjegjësi. Në këtë samit, qeveritë do të angazhohen për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Por, Procesi i Berlinit nuk ka një mekanizëm të kontrollit dhe monitorimit të integruar dhe shtetet anëtare pritëse nuk kanë autoritet të veprojnë në një kapacitet mbikëqyrës. Platforma e Shoqërisë Civile e mbush këtë zbrazëti – ne angazhohemi që të punojmë, së bashku me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë, të jemi përgjegjës për përmirësimin e agjendave sociale, ekonomike dhe politike për integrimin në BE. Për këtë shkak, roli i Mbretërisë së Bashkuar që është organizatore dhe e lehtëson Samitin e Londrës, përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rritur profilin e angazhimit me OSHC-në, si në përcaktimin e agjendës për angazhim në Samitin ashtu edhe për koordinimin, nëpërmjet Ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar në rajon, me OSHC-në të sigurojë përgjrgjësinë e qeverive, OSHC-ve dhe organeve ndërkombëtare në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Samitit.

Me pothuajse tridhjetë vjet të ndërtimit të kapacitetit, ne kemi ekspertizën – dhe çfarë është më e rëndësishme, vullnetin – për të lëvizur vendet tona të shkojnë përpara. Për të marrë këtë rol, është e domosdoshme që në këtë samit të zhvillojmë një plan për heqjen e barrierave drejt shoqërisë civile rajonale të koordinuar (siç janë kufizimet e vizave për rregulloret e udhëtimit dhe të telekomunikacionit që parandalojnë komunikimin midis vendeve të Ballkanit).

Në rolin e saj të ri jashtë Bashkimit Evropian, por si partner të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar është në fazat e fillimit të gjetjes së mënyrave të reja inovatore për koordinimin dhe bashkëpunimin me BE-në dhe partnerët bilateralë. Puna me një shoqëri civile rajonale të koordinuar është një komponent i rëndësishëm i këtyre partneriteteve të reja. Secili prej nesh, duke punuar në mandatet e veta, ndan parime të përbashkëta për përmirësimin e dimensioneve shoqërore, ekonomike dhe politike të agjendës së lidhjes së Procesit të Berlinit. Duke ruajtur komunikimin e hapur dhe të rregullt dhe shkëmbimin e informacioneve, platforma jonë për demokraci dhe të drejtat e njeriut na lejon të sjellim ekspertizën tonë lokale në një rrjet rajonal e cila bashkëpunon për të zgjidhur problemet tona të përbashkëta.

Për këtë shkak, Platforma e Shoqërisë Civile premton:

Të punojë përtej kufijve dhe sektorëve, në mbështetje të njëri-tjetrit dhe të qeverisë, të bashkë-zhvillojnë rajonin, jo si aktorë të fragmentuar që punojnë në projekte afatshkurtra, por si vizionarë me aftësi, njohuri dhe ekspertizë që është e rëndësishme për thyerjen e efektit të shtetit të kapur dhe krijimin e Ballkanit Perëndimor të bashkuar që punon, më bashkëpunim dhe me vullnet të mirë, për një të ardhme të suksesshme dhe të sigurtë;
Të udhëheqemi me shembull: duke shmangur retorikën inflamatore, do të krijojmë një mjedis të bashkëpunimit politik dhe do të mbështesim vlerat thelbësore të demokracisë, të drejtat e njeriut dhe integritetin. Si modelet e diplomacisë publike dhe të bashkëpunimit rajonal që mund të bashkojnë Ballkanin Perëndimor të ndarë dhe të polarizuar, puna jonë konstruktive do të vendosë pragun që qeveritë do të duhet të arrijnë;
Gëzohemi samitit të ardhshëm në Poloni, do të jemi kujtesa institucionale e Procesit të Berlinit. Duke u mbështetur në arritjet e mëparshme, ne premtojmë të përdorim Samitin e Londrës për të konsoliduar fitimet dhe për të përcaktuar qartë angazhimet në të cilat qeveritë mund të pajtohen;
Midis tani dhe Samitit të Polonisë 2019, ne do të zbatojmë vlerësimin e vazhdueshëm dhe evaluimin e progresit drejt zbatimit të këtyre angazhimeve, dhe do të sjellim mësimet e mësuara për bashkëorganizim në samitin e vitit të ardhshëm.